Lavrov thotë se Rusia do të përpiqet të mos varet më kurrë nga Perëndimi

Në konferencën për shtyp ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, tha se Rusia do të përpiqet të mos jetë më kurrë e varur nga Perëndimi.
Ai pohoi se pronat dhe asetet e Rusisë janë bllokuar nga Perëndimi, por tha se ata do ta durojnë krizën.
“Problemet do t’i zgjidhim në mënyrë që të mos varemi më kurrë nga partnerët Perëndimorë. Nuk do të pranojmë që dikush tjetër të vendosë për ne, pra fola edhe për sanksionet kjo është diçka që do ta lëmë në ndërgjegjen e kolegëve Perëndimorë. Kujtojmë se Ukraina vidhte gazin tonë, ne dërgonim gaz në Europë sipas angazhimeve që kishim ndërmarrë. Nëse kanë vendosur t’i japin fund blerjes së naftës tonë kemi deklaruar se nuk do të detyrojmë njeri ta blejë. Nëse duan të zëvendësojnë shumë mirë, ne do të vijojmë me tregje të tjera.”