A mund të ketë një takim midis Putinit dhe Zelenskyt? Përgjigjet ministri i Jashtëm rus
E Enjte 10 Mars 2022, 11:30
TiranaPost

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov është përgjigjur gjatë një konference pas përfundimit të takimit me homologun ukrainas në Turqi, nëse ekziston mundësia që të bëhet nja takim midis Putin dhe Zelenskyt.
“Ne jemi gjithmonë në gatishmëri për të gjetur zgjidhje. Ukraina dëshiron të bëjë takime vetëm për të dalë mirë në media, për të stimuluar marrjen e vendimeve në bazë të këtyre daljeve. Kievi nuk ka respektuar asnjë marrëveshje të deritanishme.
Putin nuk ka refuzuar asnjë takim me Zelenskyn. Janë bvërë 3 takime negociuese deri më tani, duam të vazhdojmë përpjekjet për të arritur marrëveshje.”