Lajme nga Bota

Macron dhe Scholz i kërkojnë Putinit armëpushim të menjëhershëm gjatë një telefonate të përbashkët

Macron dhe Scholz i kërkojnë Putinit armëpushim të
Udhëheqësit e Gjermanisë dhe Francës kërkuan një "armëpushim të menjëhershëm" në Ukrainë gjatë një telefonate trepalëshe të zhvilluar me presidentin rus Vladimir Putin, thotë Pallati Elyse.

Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti francez Emmanuel Macron ngulën këmbë se çdo zgjidhje për krizën duhet të negociohet midis Rusisë dhe Ukrainës.

Të tre udhëheqësit thanë se do të mbeten në kontakt të ngushtë me njëri-tjetrin gjatë ditëve të ardhshme. Udhëheqësit e Bashkimit Evropian do të takohen mbasdietn e sotme jashtë Parisit për të diskutuar rreth luftës në Ukrainë.