Lajme nga Bota

Reagimi i qeveritarëve rus për ngrirjen e aseteve: Po jua bën perëndimi dhe jo ne

Reagimi i qeveritarëve rus për ngrirjen e aseteve: Po jua bën

SHBA-të, BE-ja dhe Britania e madhe kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë pas nisjes së luftës në Ukrainë. Që nga mosdhënia e vizave, tek ngrirja e aseteve të rusëve në Evropë, Amerikë dhe Britani.

Vendimet synojnë në impaktojnë ekonominë ruse, për shfuqizim, por edhe nxitjen e pakënaqësisë tek rusët. Ç`përgjigje kanë marrë nga qeveritarët ata që janë shqetësuar për asetet e tyre të ngrira tashmë?

Korrespondentja e BBC-së nga Moska tregon se Putin ka preferuar të mos përgjigjet shumë kur është pyetur nga gazetarët. “Po jua bën perëndimi dhe jo ne”, mësohet të jenë shprehur përfaqësues të qeverisë.

Nga ata tjetër presidenti i SHBA-së Biden ka thënë: “Agresori është Putin. Putin zgjodhi këtë luftë. Dhe tani ai dhe vendi i tij do të durojnë pasojat”.

Për sa u takon sulmeve, Putin deri tani ka deklaruar se targeti i tyre është vetëm ushtria dhe nuk janë njerëzit në Ukrainë.