Lajme nga Bota

Biden njofton sanksione të ashpra ekonomike për Rusinë: 27 shtetet e BE-së dhe vendet e G7 do të marrin pjesë

Biden njofton sanksione të ashpra ekonomike për Rusinë: 27

Presidenti i SHBA-së Joe Biden ka njoftuar sanksione të reja ekonomike dhe kufizime për eksportet për Rusinë pas pushtimit të Ukrainës.

"Kjo do të imponojë kosto të rënda në ekonominë ruse, si menjëherë ashtu edhe me kalimin e kohës. Ne i kemi projektuar qëllimisht këto sanksione për të maksimizuar një ndikim afatgjatë mbi Rusinë dhe për të minimizuar ndikimin mbi Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë," tha ai.

Shtetet e Bashkuara nuk po e bëjnë këtë të vetme, tha ai, duke shtuar se 27 anëtarët e BE-së dhe anëtarët e G7 do të marrin pjesë në këto sanksione.

Këtu janë sanksionet që Biden shpalli:

1. Kufizimi i aftësisë e Rusisë për të bërë biznes në dollarë, euro, paund dhe jen për të qenë pjesë e ekonomisë globale.

2. Ndalimi për të financuar dhe rritur ushtrinë ruse.

3.Dëmtimi për të konkurruar në ekonominë e shekullit të 21-të të teknologjisë së lartë.

4. SHBA sanksionoi bankat ruse që së bashku mbajnë rreth 1 trilion dollarë aktive.

Biden shtoi, "ne po bllokojmë edhe katër banka të tjera të mëdha. Kjo do të thotë se çdo aset që ata kanë në Amerikë do të ngrihet."

"Do të marrë kohë dhe ne duhet të tregojmë vendosmëri, kështu që ai e di se çfarë po vjen. Kështu që njerëzit e Rusisë e dinë se çfarë ka sjellë ai kundër tyre. Kjo është ajo që bëhet fjalë. Kjo do të marrë kohë," tha Biden.

Departamenti Amerikan i Thesarit njoftoi sanksione kundër 24 individëve dhe subjekteve bjelloruse, përfshirë ministrin e mbrojtjes, për shkak të “mbështetjes dhe lehtësimit” të pushtimit rus të Ukrainës.

Tiranapost.al