Lajme nga Bota

Gazetarja ruse: Vendim i çmendur. Rusët po qajnë. Nuk na besohet

Gazetarja ruse: Vendim i çmendur. Rusët po qajnë. Nuk na

Një gazetare ruse në një intervistë për Skynews thotë se është kollaj të shtypësh një buton dhe të lëshosh një raketë. Por po pasojat? Cili është plani pas këtij momenti.

‘’Njerëzit në Rusi nuk janë dakord dhe po protestojnë dhe po qajnë. Është kaq e paqartë pse po ndodh kjo.

Ukrainasit po flenë nëpër metro. Kam miq atje që janë të terrorrizuar. Brenda një dite vendi duket i devastuar’’ thotë gazetarja.

Putin do Ukrainën mbrapsht? Ai s’do t’ja dijë për pasojat?

Gazetarja nga qyteti rus Nizhny Novgorod komenton: Dua të kujtoj fjalinë që i tha Putin Macronit, që Ukraina është vend i bukur me njerëz të bukur. Po si do kërkosh dashuri nga këta njerëz pas asaj që po bën.

Putin ka kritikuar Saakashvili, ka kritikuar Irakun dhe tani shiko çfarë po bën.

Rusëve s’ju besohet që kjo po ndodh.

Intervista për Skynews, përshtati Tiranapost.al