Britania ngrin pasuritë e rusëve të lidhur me Putin! Boris Johnson e sqaron në parlament

Kryeminitri britanik Boris Johnson ka deklaruar se do të vendosë sanksione ekonomike ndaj më shumë se 100 individëve, subjekteve dhe filialeve ruse – duke përfshirë oligarkët e afërt me presidentin Vladimir Putin, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
Johnson u tha deputetëve se qeveria do të ngrijë asetet e bankave të mëdha ruse – duke përfshirë VTB, bankën e dytë më të madhe – dhe do të ndalojë linjën ajrore ruse Aeroflot të ulë aeroplanët në Mbretërinë e Bashkuar.
Oligarkët e synuar janë miliarderi më i ri rus Kirill Shamalov, i cili më parë ishte i martuar me vajzën e Putinit, shefin e PS Bank Petr Fradkov, zëvendëspresidentin e VTB Bank Denis Bortnikov, drejtorin e kompanisë së mbrojtjes Yuri Slyusar dhe kryetaren e Novicom Bank Elena Georgieva.
‘’Këta njerëz janë në thelb persona non grata në çdo kryeqytet të madh të Evropës Perëndimore’’ tha Johnson.
Johnson gjithashtu tha se Mbretëria e Bashkuar do të punonte me aleatët për të kufizuar aksesin rus në sistemin e pagesave ndërkombëtare Swift.
Tiranapost.al