Lajme nga Bota

Video/ Trupat ruse marrin kontrollin e termocentralit bërthamor të Çernobilit

Video/ Trupat ruse marrin kontrollin e termocentralit bërthamor të

Termocentrali bërthamor i Çernobilit, ka rënë në duart e rusëve pas një lufte disa orëshe me trupat ushtarake ukrainase.

“Është e pamundur të thuhet se termocentrali bërthamor i Çernobilit është i sigurt pas një sulmi krejtësisht të pakuptimtë nga rusët”, tha Mykhailo Podolyak, një këshilltar i zyrës presidenciale të Ukrainës.

"Ky është një nga kërcënimet më serioze në Evropë sot."

Kryeministri ukrainas gjithashtu konfirmoi se termocentrali bërthamor i Çernobilit jështë tani nën kontrollin rus.

Çernobili do të ishte rruga më e shkurtër dhe më e drejtpërdrejtë për në kryeqytetin Kiev për forcat ruse.