Lajme nga Bota

Biden: Trupat amerikane “nuk janë dhe nuk do të përfshihen” në konflikt me Rusinë

Biden: Trupat amerikane “nuk janë dhe nuk do të
Presidenti amerikan Joe Biden ripohoi ditën e sotme angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të mbrojtur NATO-n.

"Ne po marrim gjithashtu hapa për të mbrojtur aleatët tanë të NATO-s. Veçanërisht në lindje," tha Presidenti gjatë fjalimit nga Shtëpia e Bardhë pas pushtimit rus të Ukrainës.

Biden bëri të qartë gjithashtu se trupat amerikane nuk do të shkojnë në Evropë për të "luftuar në Ukrainë", por për të mbrojtur aleancën e NATO-s.

"Megjithëse ne dhamë mbi 650 milionë dollarë ndihmë mbrojtëse për Ukrainën... vitin e kaluar, më lejoni ta them përsëri. Forcat tona nuk janë dhe nuk do të angazhohen në konfliktin me Rusinë në Ukrainë, forcat tona nuk do të shkojnë në Evropë për të luftuar në Ukrainë, por për të mbrojtur aleatët e NATO-s. Siç e kam bërë të qartë, Shtetet e Bashkuara do të mbrojnë çdo centimetër të territorit të NATO-s me fuqinë e plotë të fuqisë amerikane", tha ai.

Tiranapost.al