Lajme nga Bota

Anglia: Roman Abramovich nuk duhet të drejtojë më Chelsean! Është i lidhur me shtetin rus

Anglia: Roman Abramovich nuk duhet të drejtojë më Chelsean!
''Pronari i Chelseas, Roman Abramovich, u identifikua nga Zyra e Brendshme në vitin 2019 se kishte lidhje me shtetin rus, si dhe në aktivitete dhe praktika korruptive", tha në parlamentin britanik Chris Bryant një deputet laburist, duke propozuar se Britania e Madhe duhet të konfiskojë asetet e tij dhe ta ndalojë atë nga zotërimi i klubit të futbollit.

Chris Bryant tha se po citonte një dokument të Zyrës së Brendshme dhe pyeti pse nuk ishte bërë asgjë më shumë për asetet e Abramovich në Mbretërinë e Bashkuar duke pasur parasysh këtë vendim zyrtar.

“Kjo është gati tre vjet më parë. E megjithatë është bërë jashtëzakonisht pak. Me siguri zoti Abramovich nuk duhet të jetë më në gjendje të zotërojë një klub futbolli në këtë vend? Sigurisht që ne duhet të shikojmë sekuestrimin e disa prej pasurive të tij, duke përfshirë shtëpinë e tij prej 150 milionë funte, dhe të sigurohemi që njerëzit e tjerë që kanë pasur viza të nivelit 1 si kjo, të mos jenë të përfshirë në aktivitet keqdashës në Mbretërinë e Bashkuar?”

Abramovich, i cili e bëri pasurinë e tij duke blerë asete të sapoprivatizuara të naftës ruse pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, bleu Chelsean në 2003 dhe ka investuar shuma të mëdha në klub.