Lufta në Ukrainë/ Rama paralajmëron konferencën e jashtëzakonshme
E Premte 25 Shkurt 2022, 09:34
TiranaPost
NATO do të mbajë sot një Samit të Jashtëzakonshëm, përgjatë gjithë ditës, pas nisjes së luftës në Ukrainë. Kryeminisitri Rama lajmëron se po sot, në mbrëmje do të mbajë një Konferencë të Jashtëzakonshme.
"Pas Samitit të Jashtëzakonshëm të NATO-s që do të mbahet gjatë ditës, do të zhvillojmë një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp në orët e mbrëmjes, në varësi të përfundimit të Samitit", shkruan Rama.
Nuk ka një orar të përcaktuar, pasi gjithcka do të varet nga zhvillimet e samitit.