Lajme nga Bota

BE do të shtojë sanksionet ndaj Rusisë

BE do të shtojë sanksionet ndaj Rusisë

Ka përfunduar mëngjesin e kësaj të premteje mbledhja e BE-së në Bruksel, ku është vendosur shtimi i sanksioneve ndaj Rusisë.

Sanksionet do të synojnë fusha sektorin financiar, energjinë, transportin si dhe vizat për elitën ruse.

“Paketa e sanksioneve masive të miratuara sonte, tregon se sa e bashkuar është BE-ja”, shkroi në Twitter Ursula von der Leyen.

Nga ana tjetër, presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se 300 milionë euro ndihmë do t’i ofrohet Ukrainës, pa future këtu pajisjet ushtarake.

Rusia ka nisur prej 24 orësh pushtimin ndaj Ukrainës.

Sanksionet e deritanishme të BE-së ndaj Rusisë.

- Bllokimi i aksesit rus në teknologjitë dhe tregjet kryesore për të dobësuar sektorët strategjikë të ekonomisë ruse

- Dobësimi i bazës ekonomike të Rusisë dhe kapacitetit të saj për t'u modernizuar

- Ngrirja e aseteve ruse në BE dhe ndalimi i operimit të bankave ruse në tregun financiar evropian.