Plani me 3 pika i reagimit të BE-së kundër Rusisë
E Enjte 24 Shkurt 2022, 10:10
TiranaPost
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen njoftoi se gjatë ditës së sotme liderëve evropianë do t'u paraqiten për miratim një paketë sanksionesh masive për Rusinë.
Sanksionet e parashikuara:
- Bllokimi i aksesit rus në teknologjitë dhe tregjet kryesore për të dobësuar sektorët strategjikë të ekonomisë ruse
- Dobësimi i bazës ekonomike të Rusisë dhe kapacitetit të saj për t'u modernizuar
- Ngrirja e aseteve ruse në BE dhe ndalimi i operimit të bankave ruse në tregun financiar evropian.
“Ashtu si me paketën e parë të sanksioneve, jemi në një mendje me partnerët dhe aleatët. Këto sanksione janë krijuar për të shkatuar dëme të rënda, ndikim në ekonominë e Kremlinit dhe në aftësinë e tyre për të financuar luftën.” tha Von der Leyen.