Presidenti ukrainas videomesazh për qytetarët: Pa panik! Jemi të fortë dhe gati
E Enjte 24 Shkurt 2022, 09:50
TiranaPost
Pushtimi rus ka nisur prej orëve të para të mëngjesit në Ukrainë. Edhe pse Rusia nuk e ka pranuar ende, raketat e lëshuara në rrugët ajrore dhe tanket në rrugët tokësore kanë ngjallur panik. Raportohet edhe për viktima. 7 deri tani.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka bërë reagimin e parë, me nëj videomesazh për qytetarëy e vendit të tij.
“Pa panik. Jemi të fortë. Jemi gati për gjithçka. Do mbrojmë këdo, sepse jemi Ukrainë”, tha presidenti ukrainas.
Ndërkaq njerëzit kanë nisur të braktisin Kievin. Fotot me makinat varg e dëshmojnë këtë. Raportohet gjithashtu për radhë në supermarket dhe bankomate.
Liderët e Evropës kanë shprehur qëndrimin e tyre dhe gatishmërinë për të qenë në anën e Ukrainës.