Lajme nga Bota

Pushtimi në Ukrainë/ 7 të vdekur e 19 të zhdukur pas bombardimeve ruse

Pushtimi në Ukrainë/ 7 të vdekur e 19 të zhdukur pas
Policia ukrainase ka bërë të ditur që shtatë persona kanë mbetur të vdekur nga bombardimet e forcave ruse në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Zyrtarët thonë se sulmi në një njësi ushtarake në Podilsk, jashtë Odessa vrau gjashtë persona dhe plagosi shtatë të tjerë. Një person ka vdekur në qytetin e Mariupolit.

Ndërkaq nëntëmbëdhjetë persona janë të zhdukur.