Lajme nga Bota

Ukraina shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Ukraina shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Ukraina ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për 30 ditë, që nis nga mesnata e natës së sotme.

Projektligji u miratua nga parlamenti i Ukrainës pak më parë.

Gjendja e jashtëzakonshme përfshin kontrollet e dokumenteve, ndalimin e protestave, evakuimin e qytetarëve nga zonat e rrezikshme dhe ndalimi i prodhimit dhe përhapjes së informacionit që mund të “destabilizojë situatën”.

Rezervistët ushtarakë ukrainas nuk do të lejohen të largohen nga vendi.

Ligji prek të gjithë Ukrainën, përveç dy rajoneve lindore, të cilat janë në gjendje të jashtëzakonshme që nga viti 2014.