BE dhe liderët e shteteve evropiane dënojnë ashpër pushtimin rus ndaj Ukrainës

BE dhe shtetet europiane kanë dënuar në mënyrë të shpejtë bombardimet e Rusisë ndaj Ukrainës.
Reagimet e BE dhe liderve të shteteve evropiane:
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen: “Do të propozohen një paketë sanksionesh masive në përpjekje për të dobësuar bazën ekonomike të Rusisë dhe kapacitetin e saj për t'u modernizuar. Sanksionet do të nisin sot e do të njoftohen edhe të tjera në ditët në vijim." tha on der Leyen.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së António Guterres: “President Putin urdhëro trupat e tua ushtarake të ndalojnë sulmin ndaj Ukrainës. Jepi paqes nje shans. Mjaft njerëz kanë vdekur."
Kryeministri italian Mario Draghi: "Veprimi ishte i Rusisë është i pajustifikueshëm. Ne po punojmë me aleatët evropianë dhe NATO-n për t'u përgjigjur menjëherë, me unitet dhe vendosmëri."
Zëdhënësi i qeverisë polake Piotr Muller: "është koha për të përforcuar krahun lindor të NATO-s. Ne presim që të merren vendime të tilla".
Presidenti Emmanuel Macron: “Franca dënon fuqishëm vendimin e Rusisë për të shpallur luftë ndaj Ukrainës. Ne solidarizohemi me Ukrainën, jemi në anën e ukrainasve dhe po punojmë me partnerët për t’i dhënë fund luftës”.
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson tha se ishte "i tmerruar" nga "sulmi i paprovokuar" dhe që Britania do të "përgjigjej me vendosmëri".
Kancelari gjerman Olaf Scholz: "Sulmi rus në Ukrainë është një shkelje flagrante e ligjit ndërkombëtar. Nuk ka justifikim për këtë. Gjermania dënon fort sulmet. Solidarizohemi me Ukrainën dhe ukrainasit. Kjo është një ditë e tmerrshme për Ukrainën dhe një ditë e zezë për Europën."