A do të shkojë Rusia përtej Ukrainës? Anthony Blinken: Ja plani i Rusisë
Rusia prej 24 orësh ka vënë nën terrorin e luftës jo vetëm Ukrainën, ku ka fizikisht trupat ushtarakë e po shkatërron ç`po gjen. Frika ka pushtuar gjithë botën. A do të nisë Lufta e Tretë Botërore?
Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken ka analizuar planin e Rusisë dhe sipas tij, qëllimi rus është rrëzimi i qeverisë aktuale në Ukrainë.
Ai nuk përjashton as mundësinë për një pushtim edhe jashtë Ukrainës, por këtu pastaj hyn në veprim NATO.
Blinken e cilëson NATO-n si pengesën më të madhe të synimeve pushtuese të Putin dhe Rusisë.
“Presidenti ka qenë shumë i qartë se ne do të mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s. Unë mendoj se kjo është pengesa më e fuqishme kundër Presidentit Putin që të shkojë përtej Ukrainës,” tha Blinken në një intervistë, duke mos përjashtuar as mundësinë e vendosjes së sanksioneve të tjera.