Lajme nga Bota

Macron bisedë telefonike me Putin pas pushtimit të Ukrainës

Macron bisedë telefonike me Putin pas pushtimit të Ukrainës

Vladimir Putin ka folur me telefon me presidentin francez Emmanuel Macron dhe i ka dhënë atij një shpjegim të arsyeve të pushtimit të Ukrainës, thotë Kremlini, raporton BBC.

Macron kërkoi telefonatën dhe ata ranë dakord të qëndronin në kontakt, thotë Kremlini.

Presidenti francez deklaroi se i kërkoi Putin që të ndërpresë operacionet ushtarake.

Presidenti francez është përpjekur të shmangë një pushtim rus në javët e fundit, duke përfshirë edhe mbajtjen e bisedimeve me Putinin në Kremlin.

Tiranapost.al