Çfarë thoshte Putin pak minuta para pushtimit: Kushdo që ndërhyn nga jashtë do të përballet me pasojat më të mëdha në histori

Vladimir Putin paralajmëroi komunitetin ndërkombëtar për "pasojat" e çdo tentative ndërhyrjeje teksa deklaroi fillimin e pushtimit në Ukrainë pak minuta para bombardimeve të para.
Menjëherë pas fjalimit televiziv të Putinit rreth orës 6 të mëngjesit në Moskë, u dëgjuan shpërthime jashtë Kievit dhe në disa qytete të mëdha të Ukrainës.
Qeveria e Ukrainës i kërkoi perëndimit të vepronte pasi Putini kishte “shpallur luftë” dhe forcat ruse po hynin në territorin ukrainas nëpërmjet Bjellorusisë në veri, Krimesë në jug dhe Rusisë në lindje.
Ndërkohë në fjalimin e tij Putin paralajmëroi për ndërhyrjet nga vendet e tjera duke thënë:
"Për këdo që do të mendojë të ndërhyjë nga jashtë, nëse e bën këtë do të përballet me pasojat më të mëdha në historinë e çndonjërit prej jush. Janë marrë të gjitha vendimet përkatëse. Shpresoj të më dëgjoni”, tha ai.