Lajme nga Bota

Moldavia hap dyert për ukrainasit

Moldavia hap dyert për ukrainasit

Presidentja e Moldavisë Maia Sandu ka njoftuar sot shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Në një deklaratë tha se vendi i saj është gati të pranojë dhjetëra-mijëra njerëz që vijnë nga Ukraina fqinje.

“Komuniteti ndërkombëtar ka dënuar ashpër veprimet e Rusisë kundër Ukrainës, kështu që unë kërkova një takim të Këshillit të Sigurimit ku edhe u vendos se qeveria do t’i kërkonte parlamentit të shpallte një gjendje të jashtëzakonshme. Ne do të ndihmojmë të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmën dhe mbështetjen tonë”, tha Sandu.

Moldavia hap dyert për ukrainasit

Dhjetra makina u parkuan sot në varg në kufirin midis Ukrainës dhe Moldavisë, të detyruar të largohen prej sulmeve me raketa të Rusisë.