Lajme nga Bota

Presidenti i Ukrainës i ofron armë popullsisë: Bëhuni gati të mbështesni Ukrainën në sheshet e qyteteve

Presidenti i Ukrainës i ofron armë popullsisë: Bëhuni gati
Sipas mediave shtetërore presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë së fundmi se do t'i jepen armë kujtdo që i dëshiron ato.

"Do ti japim armë kujtdo që do të mbrojë vendin. Bëhuni gati të mbështesni Ukrainën në sheshet e qyteteve tona." shkruan në Twitter Zelensky.

Gjatë javëve të fundit shumë civilë ukrainas iu nënshtruan trajnimeve bazë ushtarake për shkka të tensioneve në rritje me Rusinë.

Më herët Ukraina njoftoi ndërprerjen e të gjitha lidhjeve diplomatike me Rusinë dhe pezullimin e fluturimeve ajrore.

Pothuajse të gjitha qytetet kryesore të Ukrainës janë nën sulm masiv nga Rusia. Kjo e fundit ndërkohë ka deklaruar se po përdoren armë precize për të shënjestruar vetëm instalimet ushtarake dhe se nuk do të dëmtojnë qytetarët.