Ukraina pezullon të gjitha fluturimet për 14 ditët e ardhshme
E Enjte 24 Shkurt 2022, 11:11
TiranaPost
Shërbimet shtetërore të trafikut ajror të Ukrainës kanë vendosur mbylljen e hapësirës ajrore të vendit pasi vendi është nën sulm.
“Për shkak të rrezikut të lartë të sigurisë së aviacionit, ofrimi i shërbimeve të trafikut ajror për përdoruesit civilë të hapësirës ajrore të Ukrainës është pezulluar". thanë autoritetet ukrainase.
Edhe linjat ajrore thanë se kanë anuluar të gjitha fluturimet drejt dhe nga Ukraina për të paktën 14 ditët e ardhshme.