Lajme nga Bota

Më në fund shfaqet Kate Middleton dhe rrëfen betejën me kancerin

Më në fund shfaqet Kate Middleton dhe rrëfen betejën me

Pas dhjetëra teorish konspirative,nga më banalet dhe më shokueset, ku siç dihet shumica e njerëzve tentojnë të besojnë më të keqen dhe nuk kanë më durim për të vërtetën.

Princesha Kate Midelton ka dalë sot, e dobësuar,me një triko dhe xhinse dhe si fillim ka falenderuar ata që po i japin mbështetje dhe ka rrëfyer se prej disa muajsh po lufton me kancerin dhe po i nënshtrohet kimioterapisë. Lajmi vjen dy muaj pasi princesha e Uellsit u largua përkohësisht nga jeta publike pasi iu nënshtrua një operacioni për një gjendje abdominale jo-kancerogjene në muajin Janar.

“Në janar, iu nënshtrova një operacion abdominal në Londër dhe në atë kohë, mendohej se gjendja ime nuk ishte kanceroze. Kirurgjia ishte e suksesshme. Megjithatë, testet pas operacionit zbuluan se kanceri ishte i pranishëm. Prandaj ekipi im mjekësor më këshilloi që duhet t’i nënshtrohesha kimioterapive parandaluese dhe tani jam në fazat e hershme të atij trajtimi. Kjo sigurisht që ishte një tronditje e madhe dhe unë dhe William kemi bërë gjithçka që mundemi për ta menaxhuar këtë privatisht për hir të familjes sonë. Jam mirë dhe bëhem më e fortë çdo ditë duke u fokusuar në gjërat që do të më ndihmojnë të shërohem; në mendjen, trupin dhe shpirtin tim. Na është dashur kohë për t’i shpjeguar gjithçka George, Charlotte dhe Louis në një mënyrë që është e përshtatshme për ta dhe për t’i siguruar ata se do të jem mirë.”, tha ajo.