Lajme nga Bota

Çifti ukrainas e kalon ditën e parë të martesës duke mbledhur pushkë për të mbrojtur vendin e tyre

Çifti ukrainas e kalon ditën e parë të martesës duke
Yaryna Arieva dhe Sviatoslav Fursin nga Ukraina u martuan vetëm disa orë pasi Rusia filloi pushtimin në vendin e tyre. Ata e kaluan ditën e tyre të parë si çift i martuar duke mbledhur pushkët dhe duke u përgatitur për të mbrojtur Ukrainën.

Arieva një deputete 21-vjeçare në Këshillin e Qytetit të Kievit dhe Fursin një inxhinier softuerësh 24 vjeçar kishin planifikuar të martoheshin në maj, por e zhvendosën përshkak të sulmeve nga trupat ruse.

Çifti ukrainas e kalon ditën e parë të martesës duke

Arieva dhe Fursin kanë nënshkruar të dy me Forcat e Mbrojtjes Territoriale, një degë e forcave të armatosura të Ukrainës që përbëhet kryesisht nga vullnetarë.

“Për momentin, ne jemi këtu dhe po bëjmë gjithçka që mundemi. Kështu që ka shumë punë për të bërë, por megjithatë, shpresoj se gjithçka do të jetë në rregull”, tha Arieva.

Tiranapost.al