Polonia mbyll hapësirën ajrore për linjat ajrore ruse

E Premte 25 Shkurt 2022, 15:50
TiranaPost
Kryeministri polak Mateusz Morawiecki tha të premten se qeveria e tij do të përgatisë një rezolutë për mbylljen e hapësirës ajrore të Polonisë për linjat ajrore ruse, një ditë pasi Rusia sulmoi Ukrainën.
“Kam urdhëruar përgatitjen e një rezolute të këshillit të ministrave që do të çojë në mbylljen e hapësirës ajrore mbi Poloni për linjat ajrore ruse”, shkroi Morawiecki në Facebook.