Papa del jashtë protokollit. I troket në derë ambasadorit rus
E Premte 25 Shkurt 2022, 14:24
TiranaPost

Papa Françesku ka anuluar thuajse të gjitha takimet e tij dhe ka dalë jashtë protokollit. Mëngjesin e sotëm ka trokitur në derën e ambasadorit rus në Vatikan, Alexander Avdeev, të cilit i ka shprehur shqetësimin për luftën në Ukrainë.
Adveed e mban Papa Françeskun të informuar vazhdimisht mbi konfliktin në Ukrainë.
Vizita e Papës është pjesë e përpjekjes së vazhdueshme të Selisë së Shenjtë për të promovuar paqen, me shpresën, - siç shkroi dje Sekretari i Shtetit Pietro Parolin, se 'bota do t`i kursejë çmenduritë dhe tmerret e luftës'.
Vatikani është i shqetësuar për atë që po ndodh.