Erdogan për luftën në Ukrainë: NATO duhet të kishte ndërmarrë një hap më vendimtar

E Premte 25 Shkurt 2022, 13:15
TiranaPost
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan është pyetur këtë të premte në lidhje me gjendjen e luftës në Ukrainë. Sipas tij, reagimi i NATO-s dhe vendeve perëndimore ndaj sulmit rus në Ukrainë nuk ka qenë vendimtar.
Megjithatë, Erdogan shton se shpreson që samiti i NATO-s këtë të premte të sjellë një qasje më të vendosur të aleancës.
“Nuk duhet të trajtohet si një stuhi e zakonshme dënimesh. NATO duhet të kishte ndërmarrë një hap më vendimtar”, tha Erdogan nga Stambolli pas faljes së të premtes.
BE-ja dhe (organet) e tjera properëndimore nuk kanë arritur të mbajnë një qëndrim serioz dhe të vendosur për momentin. Të gjithë po i dërgojnë thjesht këshilla Ukrainës”, tha më tej Erdogan.