Ukraina është gati të flasë në tryezë me Rusinë

“Ukraina dëshiron paqe dhe është e gatshme për të hyrë në bisedime me Rusinë. Këto bisedime mund të përfshijnë statusin neutral në lidhje me NATO-n.” Kështu deklaroi këtë të premte për Reuters këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak.
“Nëse bisedimet janë të mundura, ato duhet të zhvillohen. Nëse në Moskë thonë se duan të zhvillojnë bisedime, përfshirë edhe statusin neutral, ne nuk kemi frikë. Mund të flasim në lidhje me këtë çështje. Gatishmëria jonë për dialog është pjesë e dëshirës sonë të vazhdueshme për paqe”, tha ai.
Ukraina aktualisht nuk është pjesë e NATO-s ose e Bashkimit Evropian, megjithëse dëshiron t'i bashkohet të dyjave. Kjo dëshirë është penguar nga Rusia deri sot.
Edhe presidenti ukrainas, Zelensky, në një videomesazh u shpreh se është gati të flasë me Rusinë.