Lajme nga Bota

Rusia i përgjigjet Britanisë. Ndalon linjat britanike të fluturojnë në hapësirën e saj

Rusia i përgjigjet Britanisë. Ndalon linjat britanike të

Linjave ajrore britanike u është ndaluar të ulen në aeroportet e Rusisë dhe të kalojnë hapësirën e saj ajrore. Ky është njoftimi i fundit që vjen nga rregullatori rus i aviacionit civil.

Rusia ka dalë me justifikimin se masa është një përgjigje ndaj vendimeve jomiqësore të autoriteteve të aviacionit në Mbretërinë e Bashkuar”.

Ditën e djeshme, Britania e Madhe ndaloi linjën ajrore kombëtare ruse Aeroflot të fluturonte në hapësirën britanike.

British Airways në një deklaratë shpjegoi se po njoftonte klientët për shërbimet e anuluara dhe do të ofrojë rimbursime të plota.

“Kërkojmë falje për shqetësimin, por kjo është padyshim një çështje jashtë kontrollit tonë”, tha linja ajrore.

“Ne do të vazhdojmë të monitorojmë situatën nga afër".

British Airways zakonisht kryen tre fluturime në javë midis Londrës dhe Moskës.