Video/ Presidenti Zelensky: Rusët duan të më vrasim mua, pastaj familjen time

Presidenti Zelensky ka publikuar një video ku i tregon botës merakun e tij pas informacioneve të marra.
Ai shprehet se nuk kanë frikë as të flasin me rusët dhe as të mbrojnë vendin. Frika më e madhe e tij që lexohet nën rreshta e në shikim, është për jetën e tij dhe familjen të cilët janë në shënjestër të rusëve.
“Sot pyeta 27 liderët europianë nëse Ukraina do të jetë ndonjëherë në NATO. I pyeta drejtpërdrejt. Të gjithë kishin frikë. Asnjë nuk u përgjigj. Po ne nuk kemi frikë. Nuk i trembemi asgjëje. S`kemi frikë të mbrojmë vendin tonë. S`kemi frikë nga Rusia. Nuk kemi frikë as të flasim me Rusinë. Të flasim për sigurinë tonë, për neutralitetin, për hyrjen në NATO. Ne nuk jemi pjesë aktualisht e NATO, po ç`garanci kemi dhe cilat shtete do na e japin atë?
Unë do qëndroj në kryeqytet. Familja ime ndodhet në Ukrainë dhe fëmijët e mi gjithashtu. Fëmijët e mi nuk janë tradhtarë. Ata janë qytetarë të këtij vendi. Sipas informacioneve, targeti numër 1 i rusëve jam unë, kurse targeti numër 2 është familja ime. Ata duan ta shkatërrojnë Ukrainën politikisht, duke shkatërruar të parin kreun e këtij shteti”, tha Volodymyr Zelensky.
Presidenti ukrainas është i martuar dhe ka dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë.