Lajme nga Bota

Rusia gati të bisedojë me Ukrainën, por ka vetëm një kusht

Rusia gati të bisedojë me Ukrainën, por ka vetëm një

Pas thirrjeve të presidentit ukrainas për t`u ulur në një tryezë bisedimesh, është përgjigjur Rusia. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, në një konferencë për shtyp ka deklaruar se Rusia është gati gjithashtu për bisedime, por vetëm me një kusht. Ukraina të ulë armët.

“Rusia është e gatshme të bisedojë, nëse ushtria e Ukrainës heq armët”, thotë Sergei Lavrov.

Kurse zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, shprehet se Rusia është gati për bisedime me Ukrainën, në Minsk, kryeqytetin e Bjellorusisë.

A do mund të marrë fund kjo luftë pa përshkallëzime të mëtejshme?