Ky është ushtari ukrainas që hodhi veten në erë për të penguar rusët
Friday 25 February 2022, 13:26
TiranaPost

Ky që shikoni në foto është një ushtar ukrainas dhe është heroi i minutave të fundit. Vitaliy Skakun Volodymyrovych hodhi veten në erë vetëm për të mos lejuar avancimin e forcave ruse. Sapo i pa tanket që do hipnin mbi urë, foli në radio me drejtuesit e tij dhe vendosi të vetëflijohej.
Forcat e armatosura të vendit të tij e kanë quajtur hero.
Ai do të dekorohet kur gjithçka të ketë përfunduar.
Minutat e fundit, Ukraina ka shprehur gatishmërinë për t`u ulur në tryezë me Rusinë.