Ish-presidenti Poroshenko, del me kallashnikov në rrugë: Putin është i çmendur
Friday 25 February 2022, 14:59
TiranaPost

Luftës për të mbrojtur Ukrainën i është bashkuar edhe ish-presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko. Me forca ushtarake dhe me kallashnikovë në dorë, ka folur për CNN.
Poroshenko e quan Putinin “të çmendur” dhe thotë se është gati të mbrojë vendin e tij.
Ai vlerëson sanksionet e deritanishme të marra nga BE, SHBA dhe Britania e Madhe.
Poroshenko u mund nga presidenti aktual Zelensky në zgjedhjet e vitit 2019 me mbi 73% të votave.