Lajme nga Bota

Presidenti i Ukrainës kërkon rezistencë ndaj pushtimit: Po mbrojmë vendin tonë të vetëm

Presidenti i Ukrainës kërkon rezistencë ndaj pushtimit: Po
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky gjatë një video mesazhi i kërkoi rezistencë qytetarëve ukrainas ndaj pushtimit rus dhe duke kritikuar aleatët e Ukrainës për herë të dytë në vetëm pak orë.

"Ne po mbrojmë vendin tonë të vetëm. Ashtu si dje, vendi më i fuqishëm në botë e shikonte nga distanca," tha ai, duke iu referuar Shteteve të Bashkuara.

"Rusia u godit me sanksione dje, por këto nuk janë të mjaftueshme për të larguar këto trupa të huaja nga toka jonë. Vetëm përmes solidaritetit dhe vendosmërisë mund të arrihet kjo."

Zelensky shtoi se populli ukrainas po vazhdon të rezistojë, "duke demonstruar heroizëm të vërtetë.