Lajme nga Bota

Gruaja ukrainase përballet me ushtarin rus: Merri këto fara luledielli dhe futi në xhep, që të rriten kur të vdesësh!

Gruaja ukrainase përballet me ushtarin rus: Merri këto fara luledielli
Një grua e guximshme ukrainase është përballur me një ushtar rus të armatosur dhe i ofroi atij fara luledielli - në mënyrë që ato të lulëzojnë kur ai të vdiste.

Gruaja u kap në kamera duke shprehur zemërimin e saj teksa Rusia pushtoi Ukrainën të enjten, me tanke që rrotulloheshin përtej kufirit dhe sulme ajrore që synonin qytetet e mëdha.

Gruaja shihet në video duke pyetur ushtarët "Kush jeni ju?", ushtari i përgjigjet "Po bëjmë stërvitje këtu. Ju lutemi shkoni në këtë rrugë".

Ajo i ofroi atij farat e lulediellit, që është lulja kombëtare e Ukrainës.

"Merrni këto fara dhe vendosini në xhepat tuaj, që të lulëzojnë kur ju të përfundoni në dhe," tha ajo.

Videoja u shpërnda në internet nga Interneës Ukraine, një organizatë e pavarur mediatike bamirëse me qendër në Kiev. Që atëherë ajo është bërë virale në mediat sociale me më shumë se dy milionë shikime, dhe ka shkaktuar një vërshim komentesh emocionale.

Tiranapost.al