Gjykata e Posaçme ‘rrëzon’ SPAK: Të hetohen tre gjyqtarët që hoqën dënimin përjetë për Dritan Dajtin
Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka rrëzuar kërkesën e SPAK për pushimin e çështjes ndaj tre gjyqtarëve që ndryshuan vendimin për Dritan Dajtin, nga burgim i përjetshëm në 25 vite burg, i shpallur fajtor për vrasjen e katër policëve në Durrës. Mësohet se Gjytarja Miljana Muça i ka kërkuar SPAK që të rihetojë tre gjyqtarët që pranuan gjykimin e shkurtuar ndaj Dritan Dajtit.
Gjyqtarët e akuzuar për shpërdorim detyre janë: Aleks Nikolli, Petrit Aliaj dhe Skënder Damini, të akuzuar për shpërdorim detyre.
Dritan Dajti, i cili akuzohet për vrasjen e 4 oficerëve të policisë në 2009 në Durrës, ishte dënuar me burg përjetë, por gjykata e Apelit e prishi këtë vendim dhe pranoi gjykimin e shkurtuar duke e dënuar përfundimisht me 25 vjet burg.
Ky vendim shkaktoi polemika të shumta, ndërsa prokuroria nisi hetimet për 3 nga 5 gjyqtarët e çështjes.
Më poshtë keni vendimin e heqjes së dënimit me burg përjetë për Dritan Dajtin./ Tiranapost.al