105 dollarë një fuçi nafte. Efektet e para të pushtimit rus

Pasojat e pushtimit rus ndaj Ukrainës po ndihen. Jo vetëm në aspektin njerëzor, prej jetëve të humbura apo atë psikologjik e emocional, të një paqeje të shkatërruar, por edhe në aspektin ekonomik.
Çmimet e naftës kanë shkruar në bursë mbi 100 dollarë për fuçi. Ky është niveli më i lartë i 7 viteve të fundit, pra që prej 2014-ës.
Çmimi i arit u rrit gjithashtu pasi investitorët shqetësohen për ndikimin e mundshëm të konfliktit.
Rusia është eksportuesi i dytë më i madh i naftës së papërpunuar në botë, dhe është gjithashtu eksportuesi më i madh në botë i gazit natyror.
Aktualisht çmimi i naftës është 105 dollarë për fuçi, por nëse arrin 110 dollarë për fuçi, çmimi mesatar i benzinës mund të arrijë në 1.55 paund për litër.
E gjithë kjo do të thotë energji më e shtrenjtë dhe karburant më i shtrenjtë për xhepat e çdo konsumatori.
Specifikisht Evropa merr gati një të tretën e naftës dhe rreth 40% të gazit të saj nga Rusia, pjesa më e madhe e së cilës rrjedh përmes tubacioneve nëpër territorin ukrainas.