Ambasadori i Ukrainës: Mes viktimave nga sulmet 2 janë fëmijë. Ja ç`kërkojmë nga Shqipëria

Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov, tha në një deklaratë për mediat që për shkak të sulmeve në Ukrainë janë disa viktima nga radhët e ushtrisë dhe dhjetra viktima civile, nga të cilët 2 janë fëmijë.
Shkurov ndër të tjera tha që Ukraina ka bërë kërkesë për armatime dhe ndihmë financiare nga vendet perëndimore, dhe një kërkesë qeverisë shqiptare për ndihmë me benzinë dhe lëngje të tjera.
“Aktualisht kemi informacion që kemi viktima nga ana e Ukrainës për persona të ushtrisë, dhjetra viktima civile por për momentin nuk kemi shifra të sakta. Nga këto viktima dy persona janë fëmijë.
Rreth 50 persona të ushtrisë ruse kanë humbur jetën. Gjithashtu 6 avionë e dy helikopterë janë qëlluar nga pala ukrainase. Duke parë situatën informacionet e tjera do jenë më vonë.
Sot natën Rusia ka kryer agresion, Ukraina është e sulmuar përgjatë perimetrit kufitar. Bombardimet janë kryer mbi objekte ushtarake por dhe mbi qytete paqësore. Kjo është një akt lufte, shkelje e hartës së OKB.
Aktualisht mbështetje zyrtare kanë shprehur Presidenti, Kryeministri, kryetari i Parlamenti, ministri i Jashtëm ministri i Mbrojtjes, i Ekonomisë, kryetarët e partive populli në mënyrë masive dhe ju falenderojmë për këtë.
Kemi bërë kërkesë për armatime dhe ndihmë financiare dhe i kemi bërë një kërkesë qeverisë shqiptare për ndihmë me benzinë dhe lëngje të tjera.
Deri tani kemi pasur vetëm deklaratë për mbëshetjen e Ukrainës e kundër agresionit rus këto kërkesa janë bërë tani e disa nga këto sapo i kemi bërë kështu që s’ka pasur akoma kohë për reagim. Disa nga elementet e ndihmës janë të dakordësuara….” tha Shkurov.