Aktualitet

Ish-ministri i Jashtëm Bushati për Ukrainën: E trishtë! Dhe një mësim për BE-në

Ish-ministri i Jashtëm Bushati për Ukrainën: E trishtë! Dhe

Ditmir Bushati, ish-ministër i Jashtëm në një reagim në Twitter pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia ditën e sotme ngre pyetjen nëse Europa do t'i përgjigjet në mënyrë strategjike kësaj sfide historike.

Ish-ministri i Jashtëm shkruan se është zemërthyese të shohësh një vend paqësor si Ukraina duke përjetuar një pushtim të paprovokuar nga ana e Rusisë.

“Është zemërthyese të shohësh një vend paqësor si Ukraina duke përjetuar një pushtim të paprovokuar nga ana e Rusisë. Një pikë kthese për rendin global me implikime shumë të mëdha për rendin e vendosur në Europë pas Luftës së Ftohtë. A do t'i përgjigjet Europa në mënyrë strategjike kësaj sfide historike? Kjo po ndodh në Evropë!”

Ish-ministri i Jashtëm Bushati për Ukrainën: E trishtë! Dhe

Por ndërkaq Bushati nënvizon edhe një leksion. Nëse BE nuk zgjerohet, të tjerët do të zgjerohen. Ai thotë që është koha të njihen aspiratat evropiane të Ukrainës dhe për të përfshirë Ballkanin Perëndimor.

“Nëse strategjia e dekurajimit dështon, strategjia që Putin aplikon prej vitit 2008 do të vazhdojë të funksionojë. Një nga mësimet e dy dekadave të fundit që duhet të kishte mësuar BE-ja është se nëse nuk zgjerohet, të tjerët do të zgjerohen. Koha për të njohur aspiratat evropiane të Ukrainës dhe për të përfshirë Ballkanin Perëndimor.”

Ish-ministri i Jashtëm Bushati për Ukrainën: E trishtë! Dhe