Lajme nga Bota

Erdogan dënon sulmet ruse në Ukrainë: Do të bëjmë pjesën tonë që të garantojmë sigurinë e atyre që jetojnë atje

Erdogan dënon sulmet ruse në Ukrainë: Do të

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i quajti sulmet ushtarake të Rusisë ndaj Ukrainës "të papranueshme" në një fjalim.

“Ky hap, të cilin ne e shohim si në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, është një goditje për stabilitetin dhe paqen rajonale”, tha Erdogan.

Erdogan tha se foli më herët me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe që i përsëriti mbështetjen për integritetin territorial të Ukrainës.

“Na vjen sinqerisht keq që Rusia dhe Ukraina, të cilat i shohim të dyja si vende mike dhe me të cilat kemi marrëdhënie të ngushta politike dhe sociale, po përballen në këtë mënyrë. Ne do të bëjmë pjesën tonë për të garantuar sigurinë e të gjithëve që jetojnë në Ukrainë, veçanërisht qytetarëve tanë dhe vëllezërve tanë në rajon”, shtoi ai.

Erdogan foli me Vladimir Putin në një telefonatë të mërkurën, ku shprehu kundërshtim ndaj veprimeve të presidentit rus kundër sovranitetit të Ukrainës.