Art dhe Kulturë

Shuhet Milan Kundera!

Shuhet Milan Kundera!

Në moshën 94 vjeçare, është ndarë nga jeta në Paris, Milan Kundera shkrimtari i shumë kryeveprave në letërsi, por që lexuesit e njohin më shumë për titullin e famshëm ‘Lehtësia e Papërballueshme e Qenies'.

Shuhet Milan Kundera!

Filozofia e tij për jetën, analiza e psikologjisë se qenies njerëzorë është një nga pikat më të forta të Kunderës, shkrimtarit me origjinë çeke.

Ai u largua nga Çekia në vitin 1975 në ekzil në Francë, ku në 1981 fitoi edhe nënshtetësinë franceze.

Shuhet Milan Kundera!

Kundera fitoi vlerësime për stilin e tij që përshkruante tema dhe personazhe që lundronin midis realitetit të zakonshëm të jetës së përditshme dhe botës së lartë të ideve.

Disa nga veprat e tij më të njohura janë, "Identiteti" "Shakaja", "Valsi i lamtumirës", "Mosdija", "Ngadalësia", "Pavdekësia".