Art dhe Kulturë

Ndahet nga jeta njeriu i teksteve të dashurisë dhe këngëve më të dashura, Jorgo Papingji

Ndahet nga jeta njeriu i teksteve të dashurisë dhe këngëve

Jorgo Papingji, poeti dhe autori i këngëve të famshme në dy kohë, ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare.

Ai ka shkruar 5 këngë fituese në “Festivalin e Këngës”, njëri prej të cilave ka marrë pjesë edhe në Festivalin Evropian të Këngës në vitin 2014.

Papingji, ishte dekoruar me titullin “Mjeshtri i Madh” nga Presidenti i Republikës. Papingji ka shkruar mbi 4000 tekste këngësh.

Disa nga këngët më të famshme që Jorgo Papingji ka shkruar:

Ku po shkon kjo botë- Aurela Gaçe

Të gënjen ai- Alma Bektashi

E doni dashurinë- Ledina Çelo dhe Luan Zhegu

Përse të dua- Manjola Nallbani

Të dua o jetë- Ema Qazimi

I thuaj jo - Ardit Gjebrea

Rri me mua- Mira Konçi

Dashuria e parë - Anita Bitri

Kur jemi bashkë ne të dy- Luan Zhegu

Nuk është lodër dashuria- Irma Libohova