Është ndarë nga jeta Prof. Edlira Haxhiymeri nga një sëmundje e rëndë prej së cilës vuante prej 5 vitesh.
Haxhiymeri ishte pedagoge në Fakultetin e Shkencave Sociale, në Universitetin e Tiranës që nga 1987-ta.
Ka qenë funksionare e Partisë Socialiste.
Ishte nënë e një djali, i cili ka dhënë edhe lajmin e ndarjes nga jeta të nënës së tij.
"Të dashur familjarë dhe miq, me pikëllim të madh ju njoftoj se nëna ime e shtrenjtë, Edlira Haxhiymeri, ndërroi jetë.
Ju falenderoj për ndihmesën dhe mbështetjen që na keni dhënë gjatë më shumë se 5 viteve tejet të vështira ku luftuam me çdo mjet e mënyrë për të mposhtur sëmundjen e saj.
Lamturia e fundit për Edën tonë të dashur është nesër në varrezat e Tufinës. Nisja e kortezhit është në ora 11:00 nga shtëpia funerale Alba 2000", shkruan djali i saj.