Aktualitet

Lihet në burg babai që abuzoi seksualisht me vajzën dhe u justifikua se ka ndodhur vetëm një herë

Lihet në burg babai që abuzoi seksualisht me vajzën dhe u

PO aq tronditese sa ngjarja ishte edhe deklarata e babait në polici teksa e justifikonte krimin e tij me fjalinë: "ka ndodhur vetem nje here"

Sot gjykata e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Fier ka vendosur “arrest me burg” për 36-vjeçarin që abuzoi seksualisht ndaj vajzën e tij 12-vjeçare. Ai u paraqit në gjykatë me kokën ulur dhe dha dëshminë e tij para trupit gjykues, të përbërë nga prokurori Genci Mane, gjyqtari Nertil Dushku dhe avokati mbrojtës.

Në dëshminë e dhënë në polici, 36-vjeçari pranoi se kishte kryer vetëm një herë aktin e turpshëm, por ekspertiza mjeko-ligjore tregoi se abuzimet ishin kryer në mënyrë sistematike.

Nëna e vajzës ka deklaruar për mediat se nuk kishte qenë në dijeni të ngjarjeve më parë dhe se gjithçka e mësoi vetëm pas denoncimit të vajzës në polici. Ajo kërkoi dënim maksimal për bashkëshortin e saj.