Aktualitet

Gati për Shqipërinë, platforma e hapur për të gjithë pa afat, sa kanë aplikuar deri tani

Gati për Shqipërinë, platforma e hapur për të

Të gjithë ata me shkollim brenda dhe jashtë vendit, mund të aplikojnë për t'u bërë pjesë e platformës Gati Për Shqipërinë, për të qenë pjesë e qeverisjes me idetë e projektet e tyre kontribuese për Arsimin. Zv ministrja e Arsimit Bora Muzhaqi tregoi shifrat se sa kanë aplikuar, ndërsa u bëri thirrje të rinjve që kushdo me ide e projekte mund të bëhet pjesë në çdo kohë në këtë adresë: https://gatipershqiperine.al/

Bora Muzhaqi: Të gjithë ekspertët e fushave të ndryshme me dëshirë për kontribut, janë ftuar dhe të mirëpritur të bashkohen. Reagimi që patëm nga shqiptarë të zotë që ia kanë dalë, brenda dhe jashtë vendit na bënë ta kthejmë këtë një program zyrtar.

Unë do e drejtoj këtë program strategjik. Jam kthyer vetë nga jashtë për të kontribuar dhe jam e proviligjuar t'iu hap dyert shumë të tjerëve që kanë guximin të kthehen në Shqipëri. Ka pasur shumë interes nga të rinj dhe të reja, duke u kthyer apo punuar në distancë. Programi i hapur pa afat, kushdo që do të kontribuojë mund të na shkruajë, çdo aplikim do shihet me një angazhim maksimal. Tani është e hapur për të gjithë, të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë në çdo kohë.

Platforma është online dhe live. Deri dje janë regjistruar 701 aplikime, nga fusha të ndryshme 154 shkenca ekonomike 118 shkenca ekzakte, mjekësia me 82 aplikues, 77 teknologjia e informacionit, 73 shkenca sociale. Dhe në fusha të tjera. 51 % jetojnë jashtë, 49 % janë aktualisht në Shqpëri, por me formim akademik në vend dhe jashtë, 17 sesione dëgjesash i realizuam, 483 aplikues kanë marrë pjesë. Po planifikojmë hapësirat e përfshirjes dhe po bashkëpunojmë me administratën për një draft reformë për një administratë hibride.

*Tiranapost.al.