Aktualitet

Çfarë është platforma 'Gati për Shqipërinë'! A është një gati qeverisje me këdo jashtë logos së trëndafilit të partisë?

Çfarë është platforma 'Gati për

Çfarë është Gati për Shqipërinë?

gatipërshqipërinë@kryeministria.al është platforma që kryeministri Rama lancoi një ditë më parë. Platforma në internet është në dispozicion të të gjithë atyre që kanë studiuar me rezultate të larta, jashtë shtetit apo në Shqipëri. Ata mund të kontaktojnë direkt me kryeministrin apo me anëtarë të tjerë të kabinetit të tij për të kontribuar me opinionet, idetë, projektet apo edhe gatishmërinë e tyre që të përfshihen drejtëpërdrejtë në punët e qeverisë.

Si lindi ideja për këtë platformë? Për më të thelluar:

Nuk është platforma e parë që kryeministri Rama lancon. Para fushatës zgjedhore, ai lancoi platformën ‘Deputeti që duam’-për këdo që mendonte se ka një zë, ka një ide që shqiptarët meritojnë ta vlerësojnë dhe që kanë vullnetin e pasionin e tij, për të kaluar nga fjalët në vepra! Në zgjedhjet e 25 Prillit, në PS u bashkuan të rinj, por edhe figura të njohura e të dashura për publikun të cilët me punën e tyre kanë dhënë kontribut dhe që më parë nuk kanë qenë të përfshirë në politikë. Mes tyre përmendim doktoreshë Najada Çomo, profesoresha e inxhinierisë Luljeta Bozo dhe mes të rinjve të spikatur me shkollimin e tyre dhe formimin jashtë si Bora Muzhaqi apo Edona Bilali. Platforma të tjera si Bashkëqeverisja, apo platforma qeveritare e ndërveprimit janë konsideruar të suksesshme për qeverinë, për shkak të proceseve të shpejtuara digjitale të qytetarëve, që kërkojnë zgjidhje me dokumente, apo aplikime online për shërbime.

Drejtoresha e AKSH-it, Linda Karçanaj ka postuar të dhënat shtetërore që ndërveprojnë me njëra-tjetrën nëpërmjet sistemeve respektive.

Çfarë është platforma 'Gati për

Çfarë është platforma 'Gati për

Çfarë është platforma 'Gati për

Pse ka rëndësi?

Kryeministri Rama kërkon që në këtë mandat të tretë qeverisës, të përfshijë sa më shumë qytetarë që kanë ide e projekte që i shërbejnë vendit dhe të ardhmes. Edi Rama u shtrin dorën e bashkëqeverisjes kujtdo që ka një ide, qoftë edhe lashtë logos së trëndafilit të partisë së tij.

Kategoria që u drejtohet me platformën Gati për Shqipërinë?

Deri në fund të këtij muaj, në këtë platformë mund të shkruajnë të gjithë ata që kanë studiuar me rezultate të larta, jashtë shtetit apo në Shqipëri. Gjithashtu platforma është e hapur për të gjithë ata që kanë ide e projekte apo që janë të gatshëm që të përfshihen drejtëpërdrejt në punët e Mandatit të Tretë të qeverisë Rama.

Çfarë dihet deri më tani?

Që pas lancimit të platformës, ka pasur dyndje me mesazhe të shumta, ku të interesuarit kanë prezantuar idetë dhe projektet e tyre. Sipas burimeve për Tiranapost, janë regjistruar rreth 70 mesazhe që mbërrijnë brenda 1 minuti në këtë plaftormë. Kryesisht janë të rinj të shkolluar jashtë vendit, si Gjermani, Itali të cilët kërkojnë të kthehen në Shqipëri për të punuar.

Çfarë përfitohet me idetë dhe platformat?

Në statusin e ditës së sotme, kryeministri Rama thotë se është ngritur një grup pune që do të bëjë një pasqyrë të të gjitha interesimeve e mesazheve të mbërritura deri në fund të majit dhe më pas do të kontaktojë të interesuarit për vijimin e procesit. Rama flet për punë të mëdha në këtë mandat të tretë qeverisës.

Çfarë është platforma 'Gati për

Çfarë është platforma 'Gati për

Artikulli i Tiranapost.al nuk lejohet të ribotohet pa lejen e editorit.

Na kontaktoni në email: [email protected]