Aktualitet

Aplikimet ‘Gati për Shqipërinë’: Këto dy raste tregojnë edhe fushat ku kërkohet më shumë punë

Aplikimet ‘Gati për Shqipërinë’: Këto dy raste

gatipërshqipërinë@kryeministria.al është platforma që kryeministri Rama lancoi disa ditë më parë. Platforma në internet është në dispozicion të të gjithë atyre që kanë studiuar me rezultate të larta, jashtë shtetit apo në Shqipëri. Ata mund të kontaktojnë direkt me kryeministrin apo me anëtarë të tjerë të kabinetit të tij për të kontribuar me opinionet, idetë, projektet apo edhe gatishmërinë e tyre që të përfshihen drejtëpërdrejtë në punët e qeverisë.

Në postimin e sotëm, kryeministri Rama ka nxjerrë dy prej aplikimeve, ku vihen re se janë persona që kanë studuar jashtë si Suedi apo Amerikë. Ata kërkojnë të kontribuojnë në fushën e Arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor në Shqipëri. Ndërsa aplikimi tjetër lidhet me përfshirjen në projekte që lidhen me politikën e jashtme të vendit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe negociatat me Bashkimin Evropian. Aplikimet do zgjasin deri më 31 Maj.

Lexo të plota dy aplikimet:

• "Kam mbaruar studimet bachelor ne degen Informatike Ekonomike me mesatare 9.8, dhe jam perzgjedhur per te studiuar ne universitetin NTNU ne Norvegji gjate studimeve bachelor. Kam zhvilluar studimet master (shkencor) ne Siguri Informacioni ne Fakultetin e Ekonomise me mesatare 10 dhe master (shkencor) ne Information Systems ne Lund University, Suedi. Aktualisht vazhdoj doktoraturen ne Universitetin e Oslos, Norvegji dhe punoj si kerkuese shkencore ne Ostfold University College, Norvegji.
Doja te shprehja gatishmerine time per te kontribuar ne fushen e arsimit te larte dhe kerkimit shkencor ne Shqiperi".

• "Kam jetuar mbi 15 vjet në Amerikë, ku kam kryer edhe studimet e larta. Tre vite më parë jam kthyer në Shqipëri dhe deshiroj vërtetë të jap një kontribut të prekshëm për vendin tim. Kam përfunduar studimet e Bachelor në University of California, Los Angeles për Shkencat Politike, Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Frengjisht. Në Korrik, përfundoj Masterin Shkencor në Northeastern University për Studimet Globale, Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Ekonomi Ndërkombëtare dhe Konsulencë. Në eksperiencën time profesionale, kam punuar me Delegacionin e Bashkimit Evropian si dhe me Organizatën Ndërkombëtare të Migracionit (IOM). Kam shumë deshirë të përfshihem në projekte që lidhen me politikën e jashtme të vendit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe negociatat me Bashkimin Evropian".