Aktualitet

Dërgohet me urgjencë në spital Dritan Dajti, i dënuari përjetë për vrasjen e 4 policëve

Dërgohet me urgjencë në spital Dritan Dajti, i dënuari

Dritan Dajti, i dënuar për vrasjen e 4 policëve është dërguar në spitalin Nënë Tereza me urgjencë. Nuk dihet se çfarë ka ndodhur me të, por sipas mediave, ai është infektuar me Covid, çka i ka sjellë shqetësime shëndetësore. Ai është shoqëruar nën masa të rrepta sigurie ndërsa spitali është rrethuar me policë.

Ky nuk është rasti i parë që ai dërgohet në spital. Me datë 12 nëntor të 2020-ës pati një ndërhyrje pas një problemi me gurët në veshka.

Dritan Dajti u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë me akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese të oficerëve të policisë, Fatos Xhani, Sajmir Duçkollari, Altin Dizdari dhe Kastrit Feskaj, gjatë një operacioni policor për kapjen e tij në vitin 2009.

*Tiranapost.al.