Aktualitet

Basha: Kam 10 vite që mendoj se çështja e detit duhet të vijë përmes Gjykatës Ndërkombëtare

Basha: Kam 10 vite që mendoj se çështja e detit duhet të

Në takimin me ministrin e Jashtëm grek, Dendias, kreu PD-së i ka shprehur qëndrimin e që zgjidhja për çështjen e Detit të vijë përmes Gjykatës Ndërkombëtare si dhe të anulohet ligji i Luftës. Basha thotë se këtë qëndrim e ka pasur prej 10 vitesh:

‘Riktheksova qëndrimin e shprehur prej 10 vitesh se zgjidhja për çështjen e detit duhet të vijë përmes Gjykatës Ndërkombëtare dhe i përsërita ministrit Dendias domosdoshmërinë për anullimin e ligjit të luftës’, shkruan Basha në postimin në Twitter pas takimit me ministrin e Jashtëm grek.

Postimi i plotë:

Sot pata kënaqësinë të takohem me ministrin e jashtëm të Greqisë @NikosDendias. Gjatë bisedës, nënvizuam domosdoshmërinë që në frymën e mirëkuptimit dhe respektit reciprok, të zgjidhim çështjet e mbetura pezull dhe të intensifikojmë bashkëpunimin dypalësh në të gjitha fushat,përfshirë edhe lehtësitë për shqiptarët që jetojnë e punojnë në Greqi. Riktheksova qëndrimin e shprehur prej 10 vitesh, se zgjidhja për çështjen e detit duhet të vijë përmes Gjykatës Ndërkombëtare dhe i përsërita ministrit Dendias domosdoshmërinë për abrogimin e ligjit të luftës.Në emër të Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare e falenderova atë për mbështetjen e çmuar që Greqia po i jep vendit tonë në procesin historik të integrimit europian.

Basha: Kam 10 vite që mendoj se çështja e detit duhet të

Paraditen e sotme, Ministri Nikos Dendias u takua me kryeministrin Rama dhe në konferencën për shtyp u bë me dije se për kufirin detar mes Shqipërisë dhe Greqisë, do të vendosë Gjykata e Hagës.

Kryeministri paralajmëroi se bisedime shumë pozitive janë duke u zhvilluar mes dy vendeve për heqjen e ligjit të shumë-debatuar të luftës që Greqia ka ndaj Shqipërisë.

Edi Rama ka sulmuar jo pak herë, treshen Meta- Berisha-Basha duke thënë se ata shitën detin. I referohet marrëveshjes së vitit 2009, kur Lulzim Basha ishte ministër i Jashtëm. Por gjykata Kushtetuese aso kohe e hodhi poshtë me rezultatin 9-0, nga të gjithë anëtarët e Gjykatës.